-3.6 C
Zurich
Tuesday, January 6, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori Rexhep Demiri me mesazh urimi për bashkatdhetarët në Zvicër

Duhet ti lexosh

Bernë, 05 janar 2006 – Me fillimin e vitit të ri kalendarik, ditën e hënë, më 5 janar, nis edhe rikthimi në proceset e rregullta të punës dhe mësimit pas pushimeve të fundvitit. Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Ambasadori Rexhep Demiri ka shprehur urimet më të përzemërta për mërgimtarët shqiptarë, duke iu dëshiruar shëndet të plotë, mbarësi dhe suksese në çdo fushë të jetës – si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë familjar e shoqëror.

“Nisja e një viti të ri është gjithmonë një mundësi e re për angazhim, përkushtim dhe arritje të reja. Uroj që ky vit të jetë i begatë dhe i mbarë për të gjithë bashkatdhetarët tanë, pas pushimeve të fundvitit,” theksohet në mesazhin e Ambasadorit.

Ambasada vlerëson lart kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në Zvicër, si në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, ashtu edhe në forcimin e lidhjeve mes vendit amë dhe shtetit pritës.

Me shumë respekt,
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme