Site icon HelveticALForum

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z. Mentor Latifi, mbajti një ligjëratë para studentëve të drejtimit të ekonomisë në Universitetin e Bernës. Gjatë ligjëratës, studentët shfaqën interesim të madh për temat e trajtuara, duke theksuar rëndësinë e dialogut akademik në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me Prof. Valon Hasanaj, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur shkëmbimet akademike dhe ndërlidhjen ndërinstitucionale. Ambasada e Kosovës në Bernë mbetet e përkushtuar në promovimin e dijes dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore zvicerane, duke kontribuar në afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Exit mobile version