9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Ilir Dugolli u takua me Kongresisten Julie Johnson

Duhet ti lexosh

Uashington, D.C. – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ilir Dugolli, u takua me Kongresisten amerikane Julie Johnson, në një takim të përqendruar në agjendën legjislative të Kongresit dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike, prioritetet ligjvënëse në Kongres, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ambasadori Dugolli vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kongresit amerikan për Kosovën dhe rolin e rëndësishëm të SHBA-së në avancimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon.

Takimi u shënua gjithashtu me një shenjë mirënjohjeje nga Ambasadori Dugolli për Kongresisten Johnson, në frymën e festave të fundvitit, si simbol i vlerësimit për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe në intensifikimin e kontakteve me përfaqësuesit e Kongresit amerikan, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme