POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori i Zvicrës takon kryetaren e Kuvendit, uron për detyrën dhe riafirmon mbështetjen për Kosovën

Jürg Sprecher, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, siç mëson helveticALForum.ch është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, të cilën e uroi për zgjedhjen në krye të institucionit ligjvënës. Gjatë takimit, ambasadori Sprecher përsëriti angazhimin e Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet demokratike të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të gjata bilaterale mes dy vendeve, duke vlerësuar partneritetin e ndërtuar ndër vite.

Biseda u përqendrua gjithashtu në vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare në Zvicër, e cila vazhdon të shërbejë si një urë e fortë lidhëse mes dy shteteve.

Në fokus të diskutimit ishte edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe vendeve të European Free Trade Association (EFTA). Ambasadori shprehu shpresën që kjo marrëveshje të ratifikohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se ajo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Ambasadori Sprecher informoi gjithashtu kryetaren Haxhiu për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës përmes programeve të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo mbështetje përfshin fusha të rëndësishme si qeverisja e mirë dhe ndërtimi i paqes, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi i barabartë njerëzor. Ai theksoi po ashtu angazhimin e Zvicrës për të mbështetur rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset parlamentare dhe për të forcuar integritetin e informacionit në institucionet demokratike. Takimi u vlerësua si një hap tjetër në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit mes Kosovës dhe Zvicrës, transmeton Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përcjell helveticALForum.ch. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB