0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut dhe Shef i Misionit Konsullor i Kosovës në Cyrih për vizitë në Lozanë

Duhet ti lexosh

Sot, me datë 31.01.2025 në Lozanë te Zvicrës, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri dhe Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha i shoqëruar me z.Forim Useini, afarist dhe njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore në Zvicër, Phd. Dashnim Hebibi, President i Institutit Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicër, vizituan Qendrën Shqiptare për Integrim, kulturë dhe religjion. Z.Fehim Abazi, imam dhe njëherit  Nënryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër i shoqëruar me kryesinë dhe veprimtarë të devotshëm me dekada për çështjen kombëtare e fetare.

Takimi ishte i përzemërt dhe patën tema të ndryshme në të mirë të komunitetit tonë. Kjo qendër i ka 600 anëtarë dhe në mesin e tyre edhe 155 nxënës. Për më gjerësisht se si funksionon kjo qendër do të shpalosim së shpejti përmes një reportazhi.

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit