7.8 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori i Kosovës në Londër takon përfaqësues të diasporës shqiptare në Dublin

Përgatiti D.H

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti, së bashku me diplomaten Arta Qehaja, zhvilluan një takim me përfaqësues të shoqatës “Illyrian Brains” dhe të “Shoqatës Kulturore Shqiptare të Irlandës” në Dublin.

Gjatë takimit, ambasadori Kapiti vlerësoi lart kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në Irlandë, duke theksuar rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit shqiptar dhe institucioneve vendase. Ai shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar në Irlandë.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e unitetit dhe angazhimit të përbashkët të diasporës, si një faktor kyç për përfaqësimin sa më dinjitoz të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB