POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori i Kosovës në Japoni bën homazhe në Fukushimë për viktimat e tragjedisë së vitit 2011

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Dr. Sabri Kiçmari, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në Fukushima për viktimat e fatkeqësisë së madhe të vitit 2011, siç mëson HelveticALForum.

Në këtë ceremoni përkujtimore, ambasadori Kiçmari, së bashku me ish-ministren japoneze dhe lideren politike Sanae Takaichi, guvernatorin e Fukushimës Masao Uchibori dhe një numër drejtuesish të misioneve diplomatike, bënë homazhe për viktimat e tragjedisë, duke nderuar kujtimin e tyre pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjes.

Tragjedia e vitit 2011 në Japoni filloi me një tërmet shumë të fuqishëm, i cili u pasua nga një cunami shkatërrues dhe më pas shkaktoi një aksident bërthamor në centralin e Fukushima Daiichi Nuclear Power Plant. Kjo ngjarje konsiderohet një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore dhe industriale në historinë moderne të vendit. Pjesëmarrësit në ceremoni nderuan jetët e humbura dhe shprehën solidaritetin e tyre me të gjithë ata që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e kësaj tragjedie. Në mesazhin e tij, ambasadori Kiçmari theksoi rëndësinë e kujtesës dhe solidaritetit ndërkombëtar, duke rikujtuar se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si mësim për të ardhmen dhe për forcimin e bashkëpunimit global në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike, transmeton helveticALForum.ch

#FukushimaMarch11Remembrance #Solidarity #NeverForget

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB