4.6 C
Zurich
Friday, December 5, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori gjerman në Tiranë mesazh KLP

Duhet ti lexosh

Teksa mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit po shkon drejt fundit, diplomacia ndërkombëtare ka dhënë sinjalet e para të qarta për procesin e zëvendësimit të tij. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani kërkoi garanci se pasuesi i Altin Dumanit do të zgjidhet pa ndikime dhe vetëm mbi baza meritokracie. Në bisedën me anëtarët e qeverisë së prokurorëve, diplomati gjerman e vuri theksin te domosdoshmëria e ruajtjes së standardit të vendosur deri më tani nga SPAK.

Ambasadori Bergner nuk i kurseu vlerësimet për punën e bërë nën drejtimin e kreut aktual, Altin Dumani duke e cilësuar atë si një periudhë suksesi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

”Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs”,-deklaroi ambasadori, sipas një njoftimi të shpërndarë nga ambasada gjermane në Tiranë.

Pika më kryesore e diskutimit ishte procedura e ardhshme e votimit për kreun e ri. Bergner u bëri thirrje anëtarëve të KLP-së që të tregojnë përgjegjshmëri të lartë dhe të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm në vendimmarrjen e tyre.

 ”Ne kemi besim se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i KLP-së do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”,-nënvizoi ai, transmeton kjonë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme