5.1 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori gjerman nderon viktimat e Reçakut

Duhet ti lexosh

Ambasada e Gjermanisë ka theksuar se 15 janari duhet të shërbejë si një kujtesë e përhershme për rëndësinë e ndërtimit të paqes dhe parandalimit të krimeve të rënda në të ardhmen.

Gjatë ceremonisë zyrtare përkujtimore të mbajtur sot, ambasadori gjerman Rainer Rudolph bëri homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut/Racakut, e ndodhur më 15 janar 1999.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori amerikan William Walker, i cili në atë kohë drejtonte Misionin Verifikues të Kosovës dhe ishte ndër të parët që e bëri publik krimin menjëherë pas ndodhjes.

“Le të shërbejë kjo ditë si kujtesë për domosdoshmërinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore, ku mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada e Gjermanisë, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme