Nga Dashnim HEBIBI
St. Gallen, 05 dhjetor 2025 – Për Ditë Konsullore dhe Ditën e Vullnetarizmit, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, vizitoi xhaminë “El Hidaje” në St. Gallen, ku morën pjesë mbi 500 bashkatdhetarë.

I shoqëruar nga stafi i tij, ambasadori informoi me detaje qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në këtë kanton për çështjet konsullore, dokumentet dhe shërbimet e nevojshme.

Ai u prit me respekt dhe vlerësim, si diplomat që i takon bashkatdhetarët drejtpërdrejt dhe jo vetëm nga zyra.

Shumë të pranishëm u shprehën pozitivisht të befasuar që ambasadori zgjodhi të vizitojë xhaminë — një gjest i konsideruar i afërt dhe i sinqertë.

Ambasadorin e mirëpritën imami z. Mehas Alija, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Zvicrës, si dhe kryetari i xhamisë, z. Sadush Hajrulli, bashkë me kryesinë, profesorë, veprimtarë e bamirës shqiptarë nga të gjitha trevat.

Më gjerësisht – së shpejti në një reportazh te helveticALforum.ch.




