/ Nga: Dashnim HEBIBI /Andermatt, 13.05.2025
Dita nisi me një vizitë të veçantë në Seniorenzentrum Ursern në Andermatt, nën drejtimin e Prof. Dr. Xhavit Lipaj, një prej shqiptarëve më të njohur në Zvicër për kontributin e tij në fushën e mjekësisë, sidomos në trajtimin e sëmundjes së demencës.
Për të parë nga afër këtë shembull suksesi, i pranishëm ishte Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, i cili vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Prof. Dr. Lipaj dhe për të gjithë shqiptarët e suksesshëm që kontribuojnë në Zvicër dhe duan të japin kontribut edhe në vendet e tyre të origjinës.
“Është për t’u admiruar puna e palodhur e shqiptarëve si Prof. Dr. Xhavit Lipaj, të cilët me profesionalizëm e përkushtim po bëjnë krenarë jo vetëm diasporën, por edhe ardheun. Këto modele suksesi janë një pasuri që duhet ndarë edhe me vendet tona të origjinës, ku nevoja për zhvillim dhe investim në shëndetësi është shumë e madhe. Nuk janë të shumtë ata që vijnë të japin nga Zvicra për vendet tona, por shqiptarët tanë janë shembulli më i mirë që kjo është e mundur dhe e domosdoshme”, theksoi Ambasadori Demiri.
Zv.kryetari i komunës së Andermatt, z.Jost Meyer erdhi enkas në këtë takim dhe ambasadorin si dhe shoqëruesit e tij e njoftoi edhe për qytetin e bukur turistik të Andermattit dhe për tema të tjera shumë interesante.
Në këtë takim morën pjesë edhe figura të njohura të komunitetit shqiptar në Zvicër:
Florim Useini, ish-kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër
PhD. Dashnim Hebibi, kryeredaktor i sam24.info dhe president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore.
Vizita shërbeu si një mundësi konkrete për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi mënyrën se si trajtohet demenca në Zvicër, me synimin që këto praktika të përshtaten dhe të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Mysafirët patën gjithashtu mundësinë të njihen me historinë e Andermattit, një prej zonave alpine më të bukura dhe me rëndësi të veçantë për Zvicrën dhe Evropën.
Ky takim, zhvilluar në një mëngjes me vranësira por me njerëz që sollën diellin me shpirtin e tyre, është një shembull i qartë se si bashkëpunimi mes diasporës dhe institucioneve është çelësi për zhvillimin e përbashkët.
Se si shkoi takimi në detaje dhe përshtypjet e pjesëmarrësve do t’i lexoni së shpejti në Sam24.info
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.