Ambasadori Demiri forcon lidhjet me diasporën: Ditë Konsullore e suksesshme në Muralto, në shërbim të bashkatdhetarëve në Zvicër
Përgatiti Dashnim HEBIBI
Më 14 shkurt 2026, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern organizoi me sukses një Ditë Konsullore në Muralto, në Kantonin Tiçino të Zvicra. Aktiviteti u drejtua nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri së bashku me ekipin e tij diplomatik, duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë të vendit.

Kjo nismë u realizua në bashkëpunim me Këshilli Nacional Maqedonas në Tiçino, përfaqësueset e të cilit, Gonca Perunkovska dhe Valentina Georgievska, mirëpritën delegacionin dhe kontribuan në organizimin e aktivitetit.

Gjatë Ditës Konsullore, një numër i konsiderueshëm qytetarësh patën mundësinë të informohen mbi procedurat dhe shërbimet konsullore, si dhe të përfitojnë shërbime konkrete administrative, duke shmangur nevojën për të udhëtuar drejt Bernit. Interesimi i madh dhe pjesëmarrja aktive dëshmuan për rëndësinë e organizimeve të tilla për diasporën.

Ambasadori, i njohur për angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit dhe unitetit mes komuniteteve, theksoi rëndësinë e afrimit të institucioneve shtetërore me qytetarët jashtë vendit. Ai vlerësoi rolin e diasporës në promovimin e vlerave kulturore dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Në përmbyllje, Ambasada shprehu mirënjohje të veçantë për Këshillin Nacional Maqedonas në Tiçino për mikpritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm, si dhe falënderoi të gjithë qytetarët për interesimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive.

Aktivitete të tilla konfirmojnë përkushtimin e Ambasadës për të qenë sa më pranë bashkatdhetarëve dhe për të ofruar shërbime cilësore e efikase për komunitetin në diasporë, transmeton helveticALforum.ch




