2.6 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori britanik takon kreun e SPAK: Mbështetje në luftën ndaj krimit të organizuar

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho. Në fokus të diskutimeve ishin aktivitetet aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për institucionin.

Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e partneritetit të fortë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta që lidhen me krimin e organizuar serioz.

Ky takim vjen si një konfirmim i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve në forcimin e kapaciteteve ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

“Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për SPAK.

Të dy konfirmuan partneritetin e fortë midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, veçanërisht në adresimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme