6.7 C
Zurich
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Ambasada e Shqipërisë në Bernë bashkon studentët shqiptarë në Zvicër për Ditën Kombëtare të Diasporës

Duhet ti lexosh

Përgatiti D.H

Bernë, 20 dhjetor 2025 – Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë organizoi një pritje të veçantë për studentët shqiptarë që studiojnë në Zvicër, duke krijuar një hapësirë dialogu të hapur mbi sfidat, idetë dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, transmeton helveticALforum.ch. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga fusha të ndryshme studimi, të ardhur nga qytete dhe kantone si Berna, Zyrihu, Argau dhe Neuchâtel, çka dëshmoi për shtrirjen dhe angazhimin e gjerë të rinisë akademike shqiptare në Zvicër.

Studentët u përfaqësuan nga z. Eleonit Smajli, Kryetar i Federatës së Studentëve Shqiptarë në Zvicër, dhe z. Aril Asllanaj, Kryetar i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë për Kantonin e Bernës. Gjatë fjalës së tyre, ata informuan mbi bashkimin e të gjitha shoqatave të studentëve shqiptarë në Zvicër nën ombrellën e Federatës, si dhe prezantuan funksionimin e saj, projektet e ardhshme dhe gatishmërinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën.

Studentët u pritën nga znj. Monika Zguro, e Ngarkuar me Punë, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës, të cilët prezantuan punën dhe angazhimin e institucionit diplomatik, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, si dhe projektet aktuale dhe ato në proces zhvillimi.

Gjatë diskutimit u hodhën ide konkrete për projekte të përbashkëta ndërmjet Ambasadës dhe shoqatave studentore, të fokusuara në promovimin e kulturës shqiptare, diplomacinë publike, rrjetëzimin akademik dhe profesional, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete edukative dhe komunitare në vitet në vijim, transmton helveticALforum.ch. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve institucionale me rininë akademike shqiptare në Zvicër dhe rolin e saj si një urë e rëndësishme lidhëse mes diasporës dhe atdheut, transmeton helveticALforum.ch

( Foto nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme