Bern, 17 shkurt 2026 – Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër organizoi një pritje solemne në kryeqytetin Bern.
Ngjarja u ndoq nga kori diplomatik i akredituar dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, ndërsa Ambasadori i Kosovës theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe angazhimin e Kosovës për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Pritja shërbeu gjithashtu si një mundësi për të festuar arritjet e vendit gjatë 18 viteve të pavarësisë dhe për të forcuar miqësinë midis Kosovës dhe Zvicrës, transmeton Ambasada e Kosovës në Bernë, përcjell helveticALforum.ch




