1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ambasada Amerikane shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Duhet ti lexosh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thacit.

Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes Thaçi, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, theksoi dhembjen e thellë për këtë humbje dhe shprehu mbështetjen e saj për familjarët e të ndjerit.

“Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë,” thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Ambasada Amerikane qëndron pranë familjes Thaçi dhe të gjithë të dashurve të Haxhi Thaçit në këto momente të dhimbshme.

Ish-presidentit Thaçi nuk i është lejuar pjesëmarrja në varrimin e të atit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Haxhi Thaçi u varros dje në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga anembanë Kosova, por edhe përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut.

Telegrami i ngushëllimit i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Prishtinë, Kosovë

18 mars 2025

Familja Thaçi

Fshati Burojë, Komuna e Skenderajt

Republika e Kosovës

Për familjen e Haxhi Thaçit:

Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju, dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë.

Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë. Ju lutemi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe dijeni se mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj, njoton rtk.

Me respekt,

Anu Prattipati

E Ngarkuar me Punë

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit