Alis prek zemrat e publikut dhe jurisë, fitues i Festivalit të 64-t të Këngës
Këngëtari Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64-t të Këngës, duke fituar zemrat e publikut dhe pikët e jurisë. Fitimi i këtij çmimi i siguron Alis mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që këtë vit do të zhvillohet në Vjenë, Austri.
Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, që e bëri këngën “Nan” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Energjia dhe emocioni që ajo transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm dhe u shpërblyen me ovacione dhe duartrokitje të gjata.
Fitimi i Alis vërteton edhe njëherë rëndësinë e Festivalit të Këngës si një garë prestigjioze, që promovon talentet shqiptare dhe i jep mundësinë një artisti të shndërrohet në ambasador të muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare, transmeton rtsh.
Juria u përbë nga:
Belina budini, pedagoge
Valentin Veizi, kompozitor
Anila Basha, gazetare
Zef Çoba, kompozitor
Olen Çesari, muzikant
Bleona Qereti, popstare
Rame Lahaj, tenor, ishte kryetar i jurisë
“Ky festival duhet të bëhet motiv për muzikantët e rinj”- u shpreh Ramë Lahaj. Kujtojmë se 50% e votimit i takon jurisë dhe 50 % publikut.
Kënga që pasoi ishte “Ballukeprera” nga Rezarta Smaja, një këngë me motive epike dhe poetike natyrore që u dirigjua nga Markelian Kapedani.
Kohë pati dhe për një kartolinë për Arilenën nga vajza e Salsano Rrapit që e uroi Arilenën për performancën e saj në natën e 3.
Më pas në skenë erdhi Rigersa Loka me « Albanian heart », një pre shkodranëve të shumta në garën për çmimin e madh që u dirigjua nga Maria Ademaj.
Artisti i radhës ishte Vedat Ademi me “Kur fjala mbaron”, një këngë baladë me mesazh shumë të fortë dhe e dirigjuar nga Alfred Kaçinari.
Më pas në skenë doli Erik Lloshi me “Dy pika dashuri”, një këngë me kompozim të Flamur Shehut.
Kënga që erdhi pastaj në skenë ishte “Hije”, nga Kleansa Susaj, ajo u pasua nga një performancë e Sara Kapo me “Të dua shumë”.Më pas kënga që merr frymëzim nga folklori, ishte Shejla me këngën “Zemra e tokës”, një këngë me nuance të forta ideologjike, nga ato të ekologjisë.
Në mbrëmje pati dhe një incident në skenë që nuk dihet në ishte i planifikuar, një person hyri i veshur vetëm me mbathje në skenë dhe një send u hodh në skenë.
Kënga që pasoi ishte Savjan Vjerdha me këngën “Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë” me tekst të Ilirian Zhupës dhe dirigjim të Markelian Kapedanit.
Këngë që erdhi pas saj ishte « Valle mbi hi » nga 2 Farm, një grup që shartoi një seri rrymash muzikore nga rroku te death metal, grup që përfshin edhe këngëtarin e njohur Kastro Zizo.
Kënga e radhës ishte “Pa pretendime » e Kamela Islamaj, një emër i njohur ky për skenën shqiptare të muzikës. Kjo këngë kishte motive të diskos dhe kundërkulturë së viteve ’60.
Balada që pasoi ishte një duet: Gresa Gjosera dhe Bledi Kaso me titull « Busulla e zemrës” dhe pas saj ishte Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”.
Lorenc Hasrama erdhi në skenë pastaj me këngën “Lamtumirë” dhe pas tij erdhën si të ftuar special Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka.
Artisti I radhës ishte Endri Kaçaçi me këngë “Si unë”. Ai u pasua nga Luna Çausholli me këngën « Pa kufij » dhe me stilin tejet të veçantë të këngëtares.
Ajo u pasua nga këngëtari nga Shkodra Alis me « Nan ». Një këngë e thjeshtë për një zë të madh.
Kënga « Okej » ishte një këngë moderne e interpretuar nga Margerita Shllaku me motive të forta sociale. Këngëtarja njihet me pseudonimin « Ghiti ».
Enxhi Nasufi me « Dritë » ishte kënga e radhës. Ajo njihet më shumë si prezantuese por ja doli dhe si këngëtare, ajo u pasua në skenë nga Fifi dhe Tiri Gjoixi me këngën « Rri ».
Kënga e fundit ishte ajo e Fifit dhe Tirit. Kohë pati dhe për fituesit e vjetshëm Shkodra elektronike me këngën e tyre hit “Zjerm”. Më pas interpretoi dhe këngëtari Tommy Cash, këngëtari i hitit botëror “Espresso Machiatto”, përfqësuesi i Estonisë në eurovizionin e vjetshëm. Ai e interpretoi këtë hit dhe sot. Vota e jurisë shkoi për Alis me Vedat Demin dhe Sheilën që plotësua podiumin. Fituesi i madh (plus votën e publikut) ishte Alis me 152 pikë që do shkojë në Eurovizion
Vendi II: Iris Neziri
Vendi III: Sheila. A.K./TemA




