0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ali Ahmeti Pritet nga Turma Mërgimtarësh nga të Gjitha Trevat Shqiptare. Mbi 1.000 Bashkatdhetarë Duke Pritur ta Takojnë

Duhet ti lexosh

Glattbrugg/ Kt.Zürich, 23 nëntor

Nga katër anët e Zvicrës, por edhe nga Gjermani, Austria, Franca e Italia, ju kishin drejtuar Cyrihut, për ta takuar çlirimtarin. Salla, edhe pse është njohur që zë mbi 700 persona, ajo ishte e vogël sonte për të pritur edhe shumë të tjerë. “Nuk mbahet në mend se ka pasur në ndonjë takim me ndonjë politikan sikur sonte”, tha një bashkatdhetarë nga komuna e Shkupit, që ishte duke pritur për të hy në sallë. Secili mundohej të krijonte ndonjë vend të lirë për të tjerët që vinin. Plot kanë qendruar jashtë, duke dashur ta takojnë edhe pse ishte ftohët.

Mbrëmja ishte festive. Bashkëbisedim me mërgimtarët, ka kaluar me fjalën kryesore të Ali Ahmetit, duke iu drejtuar diasporës që të jetë bashkë drejt proceseve të mira për kombin dhe drejt BE-së. “Ta ruajmë gjuhën kudo që jemi, sepse e kemi ruajtur brez pas brezi”.

Edhe Faton Ahmeti, sekretar i BDI,  Arbër Ademi, nënkryetar i BDI, Valdet Xhaferi kryetar i BDI dega Gostivar, patën fjalë përshëndetëse. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka filluar programi. Kishte edhe këngë me motive patriotike, me çifteli, sikur në odat e kuvendimit. Krejt në fund, të gjithë donin ta takonin, të kenë një foto kujtimi.

Sipas burimeve tona, z. Ahmeti me stafin e tij ka shkur me pas tek oda kërçovare dhe nesër në ora 13:00 do të jetë në një takim tjetër të rëndësishëm në kantonin Argau. Për detaje të tjera, do të informoheni më vonë.

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit