Gjuha ruhet aty ku shkruhet thotë gurra popullore.
Në këtë përvjetor të Kongresit të Manastirit dhe të Ditës së Alfabetit, ta përkujtojmë veten tonë që gjuha bashkon popullin dhe që përgjegjësia jonë për gjuhën tonë është e rëndësisë më të madhe.
Gjuha ruhet, flitet, begatohet e mbrohet me punë, si me themelimin dhe ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucioneve si Inspektorati për gjuhën shqipe, agjencia për gjuhën shqipe, instituti për trashëgiminë shqiptare, miratimin dhe zbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe dhe vënien në përdorim në Parlament, Qeveri, Presidencë, Komuna, e gjetiu, Ligji për festa i cili e bën festë shtetërore 22 nëntorin, Ligji për Çmime vjetore me të cilin nderohen çdo vit veprimtarë shqiptarë si dhe me institucionalizimin e Muzeut të Kongresit të Manastirit në Manastir.
Lidhja e Prizrenit më 1878, Kongresi i Manastirit më 1908 dhe Dita e Flamurit më 1912 janë tre shtyllat qëndrore të kombit shqiptar.
Këto të arritura duhet të ruhen ashtu siç duhet të ruhet gjuha shqipe dhe të avansohen edhe më tej.
Uroj të gjithë shqiptarët në vend, në rajon e në mërgatë, për ditën e shkronjave të gjuhës tonë të shenjtë shqipe, transmeton opentv.




