5.7 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

Ali Ahmeti: Ata që sot gjykohen në Hagë janë kontribuues të paqes dhe lirisë

Duhet ti lexosh

Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e mbajtur në Shkup.

 Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në protestën e organizuar në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se  përmes këtij tubimi duam t’u tregojmë botës se ne kërkojmë drejtësi.

“Sot jemi mbledhur t’i tregojmë ambasadave të huaja që gjendën në Maqedoninë e Veriut se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale. Ne sot jemi këtu për ta ngritur zërin si në çdo protestë. UÇK buron nga populli. Ne sot kërkojmë drejtësi, jo drejtësi politike. Ajo gjykatë i ngjanë gjykatave të ish-jugosllavisë”, tha Gucati.

Sipas tijm, kjo gjykatë mirret me fakte te fabrikuara.

”Unë isha vetë dëshmitar. Evropës i bëjmë thirrje për drejtësi të drejtë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi. Rroftë UÇK”, ka deklaruar ai.

Ahmeti: UÇK ka luftuar për liri, jo kundër popullit serb

Ali Ahmeti, ish-themelues i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në tubimin protestues në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, të cilët po përballen në procesin e Hagës, tha se ne besojmë te drejtësia dhe që UÇK nuk ka qenë kundër asnjë populli dhe as popullit serb.

”Jemi mbledhur sot këtu afër Hasan Prishtinës, Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit, për të treguar se Hasan Prishtina u vra mu pikërisht për liri të kombit të vetëm Pjetër Bogdani i dha dije e filozofi Evropës”, ha Ahmeti.

Ai falënderoi Evropën, Amerikën, NATO-n që filozofinë e veprimtarinë të njerëzve të mëdhej na i shpërblyet në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërprerje të gjenocidit të mëtejmë të shqiptarëve.

Ahmeti tutje shtoi se me të themeluar njësitet e para të UÇK-së, ajo doli hapur në deklarimin se do të respektojë të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat.

”Tërë procesin gjyqësor në Hagë e kemi përcjell. Na dridhej lëkura kur dëgjonim akuzat që na kishin bërë Beogradi e Moska si terroristë, kriminel e banditë. Ne kemi dashur lirinë. Por jo duke ia mohuar lirinë popujve tjera. Ushtria jon nuk ka qenë kundër asnjë populli, as popullit serbë. Demonstrata e sotit nuk ështe kunder shtetit të Maqedonisë. Këta që gjenden në Hagë kanë kontribuar në paqen, ardhmërinë e këtij shteti”, ka theksuar Ahmeti.

Protesta në Shkup, Haliti: Procesi i Hagës, skandaloz

Në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku po protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, organizatori i kësaj proteste në Shkup, Rafiz Haliti, tha se ndjehet i kënaqur që kjo protestë po organizohet në kryeqendrën e Dardanisë.

Haliti tha se mesazhi i kësaj proteste është drejtësi për çlirimtarët.

“Nuk kërkojmë lirimin e atyre, nuk kërkojmë ndërprerjen e punës së gjykatës, përkundrazi, shqetësimi ynë është ajo që ka ndodhë në të kaluarën, se kjo gjykatë speciale që u votua nga Kuvendi i Kosovës devijoi prej asaj që ish nismë. Nisma e saj ishte njolla e zezë, ajo barrë e rëndë që iu vu Kosovës, kinse UÇK ka bërë trafikim organesh, etj.”, tha Haliti

Ai vuri në pah arsyen e themelimit të kësaj gjykate nga ana e presidentit Thaçi, e që ishte trafikim me organe njerëzish kinse nga pjesëtarët e UÇK-së.

Haliti më tej shtoi se shqetësimi ynë është puna e kësaj gjykate pas themelimit të saj, ku çlirimtarët të cilët gjinden atje nuk janë trajtuar në mënyrë korrekte, e të mos flasim për procesin gjyqësor i cili, sipas tij është skandaloz, që nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit.   

Kurse Berat Hajdari, veteran i luftës së UÇK-së, tha se n nuk jemi për të mohuar drejtësinë por për ta kërkuar drejtësinë. Sipas tij, ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe që historia nuk guxon të shpërdorohet.

“Ne kërkojmë që gjykimi të jetë i ndershëm, transparent. Të mos ketë standarde të dyfishta që kriminelët të jenë të lirë e çlirimtarët të mbahen në qeli. Sot themi se UÇK është zemra e kombit, nderi ynë, krenaria ynë. Lufta jonë ka qenë e drejtë, komandantët tanë meritojnë drejtësi”, ka thënë veterani i luftës, Berat Hajdari.

Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Tashmë ka filluar protesta, e cila është thirrur në orën 13:00. Pritet që organizatorët e kësaj proteste të dalin në skenë dhe të mbajnë fjalimet e tyre lidhur me këtë protestë.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen më një gjykim në Hagë.

Protestues me qindra flamuj shqiptarë, qindra flamuj të UÇK-së dhe të shteteve aleate të Kosovës po valojnë sot në Shkup.

Në ballë të protestuesve janë veteranë të UÇK-së, të mbështetur nga mijëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova, Shqipëria e viset tjera shqiptare.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo protestë mbahet pas asaj në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, transmeton rtk.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme