4.6 C
Zurich
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

Aleanca Kombëtare për Integrim fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoninë e Veriut

Duhet ti lexosh

Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare. Kandidati i AKI – koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Valbon Limani, e mposhti kandidatin e koalicionit tjetër shqiptar, VLEN, Nevzat Bejta, për ta fituar komunën e Gostivarit.

AKI-j e fitoi edhe Vrapçishten me kandidatin Isen Shabani.

Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri, i cili u mbështet nga Grupi i Votuesve, sipas rezultateve preliminare.

Përvec këtyre dy komunave, zgjedhjet lokale u përsëritën edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Komunën e Mavrovës-Rostushës e fitoi Oner Jakupovski, i cili u mbështet nga koalicioni Maqedonia e Juaj, i udhëhequr nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE.

Jakupovski, i cili ishte kandidat në rundin e parë të zgjedhjeve në vitin 2025, hyri në garë për kryetar komune me të njëjtin kundërshtar, Anes Ahmeti, i mbështetur nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Kandidati i vetëm në Qendër Zhupë, Arijan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve, siguroi 973 vota. Në këtë komunë.

Këto rezultate u shpallën në një konferencë për shtyp të dielën vonë nga zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radica Todorovska Aleksovska.

Ajo njoftoi se komisioni do t’i shpallë rezultatet fillestare zyrtare të hënën, pasi të mbërrijnë procesverbalet nga qendrat e votimit.

Gjatë ditës së zgjedhjeve policia nuk regjistroi asnjë incident apo shkelje të rendit publik.

Ministria e Brendshme, në një deklaratë, vlerësoi se zgjedhjet e përsëritura lokale u “mbajtën në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”.

Arsyeja për zgjedhjet e përsëritura është se nuk dolën mjaftueshëm njerëz për të votuar në votimin e 19 tetorit të vitit të kaluar./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme