-0.3 C
Zurich
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Albin Kurti në Prizren premton investime mbi 1 miliard në ushtri e polici

Duhet ti lexosh

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur fushatën elektorale në Prizren. Para simpatizantëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, garantoi pagën e 13 në fillim të vitit, derisa bëri të ditur se veteranët e UÇK-së do të kenë edhe përfitimet edhe punësimin. Tutje Kurti deklaroi se rruga Prizren -Tetovë do ta kthejë Prizrenin në një qendër të rëndësishme rajonale, duke përmendur edhe investimet në vlerë mbi 1 milion euro për spitalin rajonal të kësaj komune. Ai kërkoi votën për numrin 116, për nënshkrim të buxhetit që parasheh investime mbi 1 miliard euro në ushtri dhe prodhim.
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga ky subjekt politik, deklaroi se siguria dhe begatia e qytetarëve janë dy qëllimet e këtij koalicioni. Ai kërkoi votën për numrin 116, për mandat të ri për të nënshkruar buxhetin në vlerë të 4 miliard eurove.

Sivjet buxheti 3.5 miliardë euro, e vitin e ardhshëm në mbledhjen e parë të qeverisë do ta nënshkruaj vendimin për buxhetin për vitin 2026 prej 4 miliardë euro”, tha ai.

Kurti garantoi pagën e 13-të, në fillim të vitit, derisa bëri të ditur se veteranët e UÇK-së, do të kenë edhe benificionet edhe punësimin. “Paga minimale ishte 264 euro, tash është 350 euro më 1 janar bëhet 425 euro e më 1 korrik 500 euro.

Edhe në vitin e ardhshëm të rinjtë e të rejat që punësohen shteti ia shton 500 euro në gjashtë muajt e parë. E këtë do ta bëjmë edhe për gratë; Superpuna për gratë, ku çdo grua që punësohet n[ një ndërmarrje në sektorin privat në mandatin tonë të tretë, ne do t’ia japim edhe 500 euro për gjashtë muaj. Ta zëmë një ndërmarrës në Prizren, në rastin më të keq, nëse ja jep pagën minimale 500 euro një të punësuare, ne ia japim edhe 500 euro tjera për gjashtë muaj”, tha Kurti.

Sipas tij ekonomia u rrit për arsye të qarkullimit të bizneseve, ndërsa fitimi i koorporatave ishte 2.3 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve tha Kurti është 435 mijë persona.

Në mandatin e ri ai tha do të dyfishojnë shtesat e fëmijëve, derisa deklaroi se rruga Prizren – Tetovë do ta kthejë Prizrenin në një qendër të rëndësishme rajonale, duke përmendur edhe investimet në vlerë mbi 1 milion euro për spitalin rajonal të Prizrenit.

Ai u zotua edhe për investime në prodhim në vlerë prej 1 miliardë euro, ndërsa mbi 1 miliardë euro investim në ushtrinë dhe policinë e Kosovës./Bsot

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme