5 C
Zurich
Friday, February 20, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

Albin Kurti merr urime nga Friedrich Merz për mandatin e tretë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime zyrtare nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e rizgjedhjes dhe fillimit të mandatit të tretë në krye të ekzekutivit.

Letrën e urimit ia dorëzoi personalisht ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i shoqëruar nga zëvendësambasadori Christian Böttcher, gjatë një vizite zyrtare në zyrën e kryeministrit.

Sipas njoftimit të Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, kancelari Merz në mesazhin e tij ka shprehur gatishmërinë për të punuar ngushtë me qeverinë Kurti në funksion të thellimit të marrëdhënieve miqësore dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Qeveria juaj përballet me detyra sfiduese përpara. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për avancimin e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Kjo përfshin përparimin e mëtejshëm në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë. Të jeni të sigurt se, në Gjermani, Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në krah të saj për këto përpjekje”, thuhet në letrën e kancelarit.

Në mesazh theksohet gjithashtu rëndësia e përballjes me sfidat aktuale, si dhe nevoja për vazhdimin e reformave që e afrojnë Kosovën me strukturat euroatlantike.

Gjatë takimit, ambasadori Rudolph dhe zëvendësambasadori Böttcher diskutuan me kryeministrin Kurti për hapat konkretë që mund të ndërmerren për të avancuar bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë. Palët u shprehën të përkushtuara për ta ngritur bashkëpunimin Kosovë–Gjermani në një nivel edhe më të lartë, në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të vendit, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB