0.3 C
Zurich
Saturday, November 22, 2025
spot_img
spot_img

Albanian BookFest

Duhet ti lexosh

Na ndan vetëm një javë nga një ngjarje historike dhe madhështore kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan!

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në bashkëpunim me shoqatat patriotike, shkollat shqipe dhe klubet e studentëve në NY, NJ, Philadelphia e më gjerë, ka nderin të shpallë organizimin për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Festivalit të Librit Shqiptar – AlbanianBookFest, një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Për dy ditë rresht, libri shqip nga të gjitha trojet shqiptare do të ngrihet në piedestal: letërsia, gjuhësia, historia, kultura, trashëgimia dhe tradita jonë e vyer do të bashkohen në një hapësirë të vetme kulturore dhe atdhetare.

Do të marrin pjesë 26 shtëpi botuese prestigjioze nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare (Onufri, Toena, Fishta, Buzuku, Dukagjini e shumë të tjerë), si edhe vepra të autorëve më të shquar të letërsisë kombëtare (I. Kadare, Gj. Fishta, P. Marko, M. Meksi, B. Mustafaj, P. Shllaku, M. Camaj etj.), të prezantuara së fundmi në Panairin e Librit të Tiranës.

Ky festival synon të themelojë një traditë të re të lartë kulturore në diasporë, duke forcuar lidhjet shpirtërore me rrënjët tona të lashta. Libri është ura jonë me historinë. Libri është zëri i kombit. Libri është ambasadori ynë i përjetshëm në botë.

Ju ftojmë me nderim të merrni pjesë në këtë aktivitet të paharrueshëm.

Bashkohuni me familjet dhe miqtë tuaj të shtunën dhe të dielën, më 29–30 nëntor, për të festuar së bashku madhështinë e librit shqip!/GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit