2.5 C
Zurich
Monday, December 15, 2025
spot_img
spot_img

Aktorja Bunjaku përzgjidhet në dhjetëshen e ‘European Shooting Star 2026`

Duhet ti lexosh

Aktorja Fatlume Bunjaku është përzgjedhur si një nga 10 aktorët më premtues të Evropës për vitin 2026, në kuadër të programit prestigjioz “European Shooting Stars”.

Bunjaku e arriti këtë sukses falë rolit të saj në filmin “Hana”, me regji të Ujkan Hysajt.

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se juria përbëhej nga emra të njohur të industrisë së filmit, përfshirë aktoren daneze Danica Ćurčić (ish-Shooting Star), regjisorin fitues të çmimit Oscar Danis Tanović, kritiken e filmit Leila Latif, casting director Jo Monteiro dhe producentin belg Jacques-Henri Bronckart.

“Gjatë Berlinale-s 2026, talentet e përzgjedhura do të marrin pjesë në një program katërditor që përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për shtypin, ceremoninë e ndarjes së çmimit European Shooting Stars, si dhe një prezantim të veçantë në tapetin e kuq në Berlinale Palast”, njofton QKK.

Qendra Kinematografike e Kosovës e kishte përkrahur filmin me regji të Ujkan Hysajt, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme