Në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2025 ( E shtune), në ambientet e shoqatës kulturore “ATDHEU” në Bad Ragaz, do të zhvillohet një aktivitet i veçantë kulturor i dedikuar promovimit të librave të aktorit dhe autorit të njohur, Çun Lajçi. Ngjarja pritet të mbledhë dashamirës të artit dhe letërsisë, të cilët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me krijimtarinë e tij më të fundit.
Pjesëmarrësit do të mund të dëgjojnë rrëfime, interpretime dhe diskutime rreth veprave, si dhe të marrin autografe nga vetë autori. Ky event synon të afrojë lexuesit me mesazhin artistik dhe veprën e pasur të Lajçit, duke sjellë një mbrëmje me vlera të rëndësishme kulturore, njofton Shoqata “Atdheu” në Baad Ragaz të Zvicrës.

Takimi do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 18:00, në adresën Chrisesilöserstrasse 52, 7310 Bad Ragaz, dhe është i hapur për publikun e gjerë.
Shoqata “ATDHEU” fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të mos e humbasin këtë mundësi për të takuar nga afër artistin dhe autorin e njohur të kombit, transmeton helveticALforum.ch




