Njofton kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e Kabinetit të Kryetares së Komunës së Preshevës, pata nderin dhe privilegjin ta dekoroj Akademikun Rexhep Ismajli me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës, me motivacionin:
“Për kontribut të shquar në studimet gjuhësore dhe trashëgiminë shpirtërore kombëtare.”
Figura e Akademik Ismajlit është një ndër shtyllat më të fuqishme të dijes shqiptare. Ai i ka dhënë zë e përmbajtje shkencore gjuhës sonë, e ka trajtuar atë si thelb identitar, dhe ka qenë ndër më të zëshmit në mbrojtjen e vlerave kombëtare nëpërmjet shkencës dhe veprës së tij.
Në këtë dekorim, Presheva nderon një personalitet që i ka dhënë shumë kombit, por që edhe për ne këtu, në këtë cep të ndjeshëm të hapësirës shqiptare, përfaqëson një shembull frymëzimi, qëndrese dhe përkushtimi ndaj fjalës, dijes dhe identitetit.
Në këtë rast solemn, u ndalëm edhe tek një nga thëniet më të njohura të tij, që për ne përbën udhërrëfim:
“Gjuha është vetë kombi. Ajo nuk është vetëm mjet komunikimi, por themel identitar.”
Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, i shpreha mirënjohjen më të thellë për veprën e tij madhore dhe ndikimin e pashlyeshëm që ka pasur dhe do të ketë në jetën akademike, kulturore dhe shpirtërore të kombit tonë.
Ky dekorim është simbolikë e lidhjes së Preshevës me trungun e dijes dhe kulturës shqiptare, dhe një kujtesë se fjala, gjuha dhe dija janë mënyrat më të larta për të ruajtur identitetin.
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.