Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi.
Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perendim.
Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës.
E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perendimor.
Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh.
Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin, transmeton opentv.
