POSTIMET E FUNDIT

Agim Ademi pas fitores së Kosovës: Tani vetëm një hap larg historisë

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 ka sjellë reagime të ndryshne, me në krye presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. I emocionuar pas triumfit në Bratisllavë, Ademi e cilësoi këtë sukses si një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar, duke theksuar karakterin dhe sakrificën e ekipit.

“Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje… ishte dëshmi e shpirtit të pathyeshëm të kësaj Kombëtareje.

Futbollistët tanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë. Jemi vetëm një hap larg ëndrrës sonë të madhe,” deklaroi ai. Presidenti i FFK-së nuk harroi të falënderojë edhe tifozët, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium dhe përkrahën ekipin pa ndalur.

“Kjo fitore u takon të gjithëve – lojtarëve, stafit dhe çdo tifozit që ishte me ne, në stadium apo kudo në botë. Mbështetja e tyre është forca jonë më e madhe,” shtoi Agim Ademi../BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB