Bernë, Zvicër – Në kryeqytetin zviceran u zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Zvicër, e cila u drejtua nga kryetari i degës, z. Sokol Mehmetaj. Takimi u karakterizua nga një atmosferë e rregullt pune dhe diskutime konstruktive, duke theksuar rëndësinë e dialogut demokratik, transparencës dhe bashkëpunimit institucional mes strukturave të partisë dhe komunitetit në diasporë.
Gjatë punimeve të mbledhjes, u trajtuan çështje të rëndësishme organizative dhe u ritheksua roli thelbësor i diasporës shqiptare në mbrojtjen e identitetit kombëtar, si dhe në forcimin e lidhjeve me institucionet dhe qytetarët në Kosovë.
Një ndër vendimet kryesore të miratuara nga komiteti ishte propozimi i z. Sali Rexhaj si kandidat për deputet, i cili pritet të përfaqësojë diasporën në institucionet e vendit.
Ky hap u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për fuqizimin e zërit të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Zvicër.
AAK Dega në Zvicër shprehu mirënjohje për angazhimin dhe seriozitetin e të gjithë anëtarëve, duke theksuar se përkushtimi i tyre është dëshmi e lartë e përgjegjësisë qytetare dhe institucionale. Përfaqësuesit e degës nënvizuan se do të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri për të forcuar rolin e diasporës dhe për të kontribuar në zhvillimin politik e shoqëror të Kosovës, njofton AAK – Dega Zvicër, transmeton helveticALforum.ch




