-1.5 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

A duhet të bashkohet Zvicra me Këshillin e Paqes të Trumpit për Gazën?

Duhet ti lexosh

Debati rreth një bashkimi të mundshëm të Zvicrës me Këshillin e ri të Paqes për Gazën, i iniciuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, po shkakton përçarje të forta në Bernë. Në një kohë tensionesh ndërkombëtare – nga çështja e Groenlandës deri te regjimi i ri i tarifave doganore të SHBA-së – kjo temë konsiderohet veçanërisht e ndjeshme për politikën e jashtme zvicerane.

Sipas planeve të Trumpit, Këshilli i Paqes do të ishte një organizatë e re ndërkombëtare, e kryesuar nga vetë ai, me detyrë mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës dhe garantimin e stabilitetit në rajone të prekura nga lufta. Në kartën themeluese thuhet se ky këshill do të ketë kompetenca edhe përtej Gazës, duke u angazhuar në konflikte të tjera globale, trnsmeton 20min.ch. Një pjesë e politikanëve zviceranë të politikës së jashtme theksojnë se, për hir të popullsisë së Gazës, Zvicra duhet të angazhohet për një zgjidhje sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. “Këshilli do të krijohet gjithsesi dhe Zvicra duhet të kontribuojë për një proces paqeje inkluziv,” shprehet një përfaqësues politik. Sipas tij, kërcënimet e mundshme me tarifa doganore nga ana e Trumpit nuk duhet të jenë faktor vendimtar: “Nëse Trump i lidh këto çështje, kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjmë edhe ne.”

Kritika nga SVP dhe FDP

Krejt ndryshe e sheh situatën SVP-ja. Deputeti Franz Grüter paralajmëron se Zvicra duhet të mendohet mirë para se të përfshihet në një “konstrukt politik që i shërben kryesisht interesave strategjike të një superfuqie”. Sipas tij, fakti që Këshilli i Paqes do të ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan e bën atë problematik. Ai kritikon gjithashtu koston e lartë të anëtarësimit, e cila sipas planeve do të arrinte deri në një miliard dollarë. Edhe FDP-ja shprehet skeptike. Deputeti Hans-Peter Portmann deklaron hapur: “Për një anëtarësim mungon besimi.” Sipas tij, Trump synon të krijojë një rend botëror ku Europa nuk ka rol qendror. Për më tepër, ekziston frika se Këshilli do të funksiononte në mënyrë të ngjashme me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku pak aktorë me të drejtë vetoje vendosin mbi paqen dhe luftën.

Argumente pro angazhimit

Nga ana tjetër, SP-ja mbështet një qasje më pragmatike. Deputeti Fabian Molina pranon se struktura e parashikuar e organizatës dhe roli dominues i SHBA-së paraqesin “probleme serioze”, por thekson se Këshilli do të kishte një legjitimitet përmes OKB-së. “Është e rëndësishme që Zvicra të angazhohet dhe të përpiqet të nxjerrë më të mirën nga situata,” thotë ai.

Qëndrimi i Mitte-s: pritje dhe vlerësim i kujdesshëm

Partia Mitte mban një qëndrim më të rezervuar. Deputetja Elisabeth Schneider-Schneiter thekson se Zvicra duhet të shqyrtojë me kujdes çdo iniciativë që synon zgjidhjen e konflikteve. Çdo angazhim eventual, sipas saj, duhet të jetë plotësisht në përputhje me parimet tradicionale të politikës së jashtme zvicerane, si neutraliteti dhe diplomacia humanitare, transmeton 20min.ch. Ndërkohë, Zvicra vazhdon negociatat me SHBA-në për uljen e tarifave doganore prej 15 për qind. Pyetja mbetet e hapur: a duhet Berna të rrezikojë përfshirjen në një strukturë të re ndërkombëtare me udhëheqje amerikane, apo të mbajë distancë për të ruajtur pavarësinë dhe besueshmërinë e saj diplomatike?, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticAlforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme