0.2 C
Zurich
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

A do të fajësohet apo do të lavdërohet mërgata jonë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit?

Duhet ti lexosh

Nga Ph.D. Dashnim HEBIBI

Cyrih, 28 dhjetor 2025 – Sot, në këtë ditë të zgjedhjeve parlamentare, një ndër temat më të diskutuara në opinionin publik ka qenë mërgata shqiptare, apo siç quhet shpesh, diaspora. Një term që përdoret gjerësisht, ndonëse diaspora nuk është një vend më vete për t’u trajtuar si e tillë. Ajo është pjesë e pandashme e atdheut.

Në varësi të rezultateve, duket se mërgata ose do të lavdërohet, ose do të fajësohet. Nëse njëra palë politike përfiton, pritet që mërgata të cilësohet si e ndërgjegjshme dhe patriotike; nëse pala tjetër humb, atëherë gishtat do të drejtohen nga ajo. Ky qasje, megjithatë, është e padrejtë dhe e rrezikshme për unitetin shoqëror. Mërgata nuk është “tjetër popull”.

Ajo përbëhet nga njerëz që kanë familjet e tyre në atdhe, prona, kujtime dhe rrënjë të thella. Atdheu nuk është vetëm një territor ku jeton përkohësisht, por një ndjenjë që bartet kudo. Për shumë prej tyre, është vendi i tyre ose i të parëve të tyre. Këtë herë, pjesëmarrja më e madhe e mërgatës në zgjedhje lidhet edhe me periudhën e festave të fundvitit. Shumë mërgimtarë kanë udhëtuar drejt atdheut për pushime dhe, njëkohësisht, kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Kjo është plotësisht e kuptueshme dhe nuk duhet parë si arsye për ndarje apo dallime.

Prandaj, është e rëndësishme të shmangim çdo narrativë që nxit përçarje mes atyre që jetojnë brenda vendit dhe atyre jashtë tij. Mërgata shqiptare nuk është e shkëputur nga realiteti i atdheut.

Përkundrazi, ajo jeton çdo ditë me mallin, me lajmet dhe me pamjet e vendit të origjinës. Ata bien dhe zgjohen me mendjen te atdheu. Vota e mërgimtarit sot nuk është as e papritur dhe as e çuditshme. Është pikërisht kjo mërgatë që ka qenë pranë atdheut para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, dhe që vazhdon të jetë edhe sot. Kontributi i saj politik, ekonomik dhe moral është i pamohueshëm.

Me mërgatën tonë duhet të krenohemi. Duhet ta mirëpresim edhe më ngrohtë dhe ta nderojmë më shumë, sepse, pavarësisht nëse kjo u pëlqen apo jo disa qarqeve, mërgata është një nga arteriet kryesore të së ardhmes së kombit.

Shumë mërgimtarë kanë pritur me vite të tëra për të votuar drejpërdrejt dhe për të dhënë zërin e tyre. Në fund të fundit, pak rëndësi ka se kush fiton zgjedhjet. Ajo që ka më shumë rëndësi është që procesi të përfundojë pa incidente dhe në mënyrë demokratike. Të gjithë janë shqiptarë.

Aktualisht, na ndajnë edhe tre orë për të pasur një pasqyrë më të qartë të rezultateve, por fjala kryesore dhe më e besueshme mbetet ajo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme