Ekipi ynë, FC Suhareka, ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër KF Trepça ’89, duke triumfuar pas kohës shtesë me rezultat 3-1.
Ishte një përballje e fortë, ku djemtë tanë treguan karakter dhe luftuan deri në fund për të siguruar këtë kualifikim në raundin e radhës të Kupës së Kosovës.
Falënderojmë kryesinë e KF Trepça ’89 për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të ndeshjes!
Për ty Suharekë!
Me respekt,
Rrustem Aliaj
President, FC Suhareka