BallinaDiasporaAMBASADORI REXHEP DEMIRI MORI PJESË NË „DIASPORA FORUM 2026“ NË ZVICËR

AMBASADORI REXHEP DEMIRI MORI PJESË NË „DIASPORA FORUM 2026“ NË ZVICËR

-

Më 7 nëntor 2026, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konfederatën Zvicerane, Rexhep Demiri, mori pjesë në forumin ndërkombëtar „Diaspora Forum 2026“, i cili u mbajt në Brunnen të Zvicrës. Forumi, i cili u zhvillua në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 2026, mblodhi më shumë se 200 përfaqësues të trupit diplomatik, odave ekonomike, investitorëve dhe organizatave të biznesit nga disa vende të rajonit.

Në fokus të forumit ishin avancimi i bashkëpunimit ekonomik, lidhja e diasporës me vendet e origjinës, tërheqja e investimeve dhe krijimi i partneriteteve të reja afariste. Pjesëmarrja në këtë forum përbënte një mundësi për promovimin e potencialeve ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit e biznesit dhe të institucioneve nga rajoni. /HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh