Grupi Punues i themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pritet të zhvillojë sot një takim pune.
Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i këtij grupi, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media të mbajtur të enjten.
Sipas Konjufcës, takimi do të zgjasë disa orë, ndërsa anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës në trajtimin e çështjeve që lidhen me hartimin dhe koordinimin e strategjisë.
Strategjia në fjalë ka të bëjë me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Takimi i sotëm pritet të shërbejë për vazhdimin e punës së Grupit Punues në koordinimin e qëndrimit dhe veprimeve institucionale të Kosovës lidhur me fazën e apelimit të këtij procesi./BS










