BallinaAtdheuRENEA kthehet para Kryeministrisë

RENEA kthehet para Kryeministrisë

-

Forcat RENEA janë rikthyer në perimetrin e Kryeministrisë, duke sjellë sërish në bulevard pamjen e një jave më parë, kur për shkak të protestës u morën masa të shtuara sigurie.

Trupat elitë të Policisë së Shtetit janë pozicionuar në gatishmëri, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Prania e forcave speciale rikthen vëmendjen te tensionet e protestës së kaluar, kur përplasjet dhe aktet e dhunës shoqëruan tubimin para institucioneve. Ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard, policia ka vendosur forca të shtuara në mbrojtje të Kryeministrisë dhe institucioneve përreth./GSH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Austri mbështet mësimin e gjuhës shqipe, dhurohen...

0
Në fokus të takimit me Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” ishte ruajtja e gjuhës amtare te brezat e rinj, rritja e numrit të...