Shkruan Bajram IBRAHIMAJ, Zvicër
Në vendlindjen tonë të dashur në Hogosht, u hodh një gur i rëndësishëm për të ardhmen e bashkëvendasve tanë – gurthemeli i “Odës së Hogoshtit”.
Kjo nuk është vetëm një ndërtesë prej guri e betoni.
Kjo Odë është simbol i bashkimit, respektit, mikpritjes dhe dashurisë për vendlindjen.
Me kontributin dhe vullnetin e përbashkët të bashkëvendasve, u bë i mundur fillimi i këtij projekti të rëndësishëm.
Secili kontribut i madh apo i vogël, është një pjesë e këtij gurthemeli dhe një dëshmi se kur Hogoshtasit bashkohen, mund të ndërtojnë vepra që mbesin për brezat.
“Oda e Hogoshtit” do të jetë një vend ku do të mblidhen bashkëvendasit, do të ruhen traditat, do të forcohen lidhjet mes nesh dhe do të mirëpriten bijtë e bijat e Hogoshtit, kudo që jetojnë.

Urime gurthemeli i “Odës së Hogoshtit”!
Uroj që puna të ecë mbarë, ndërtimi të përfundojë me sukses dhe kjo Odë të jetë përherë e mbushur me gëzim, respekt, vëllazëri e mirëkuptim.
Një falënderim i veçantë për të gjithë bashkëvendasit që me kontributin dhe përkushtimin e tyre po e bëjnë realitet këtë vepër të përbashkët.
Sot u vendos një gur në themel,
nesër do të ngrihet një shtëpi,
e bashkë me të do të ngrihet edhe krenaria e Hogoshtit!
Urime, bashkëvendas të dashur!
Qoftë “Oda e Hogoshtit” vatër e bashkimit dhe e respektit për të gjithë ne që jetojm punojm e veprojm gjithandej globit.
Ta gëzojm s’bashku !










