BallinaDiasporaAmbasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një deklaratë të publikuar pas vendimit, Ambasada ka shprehur “zhgënjim të thellë” lidhur me verdiktin, duke thënë se beson se vendimi mund të ndryshohet në shkallën e apelit.

Ambasada ka deklaruar se e ka ndjekur me “shqetësim të lartë” aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjet e tyre.

Në reagim, Ambasada ka mbrojtur gjithashtu karakterin e luftës së UÇK-së, duke argumentuar se ajo ishte “e drejtë, vetëmbrojtëse dhe e domosdoshme”. Sipas saj, ky qëndrim nuk ndryshon nga vendimi i gjykatës.

“Besojmë se aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim”, thuhet në deklaratë.

Në pjesën tjetër të reagimit, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi gjatë protestave.

Ajo ka kërkuar që protestuesit të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet e përcaktuara për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë Mbretërinë e Holandës.

“Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve”, përfundon reagimi i Ambasadës së Kosovës në Hagë, njofton Ambasada e Kosovës në Hagë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Një ditë e rëndë, por jo dita e dorëzimit

0
“Turpi ka emër!” Me këto fjalë ish-rektori dhe akademiku i njohur i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, e ka përshkruar...