BallinaAtdheuFlora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare

-

Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë. Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Flora Brovina ishte një nga figurat kryesore në organizimin e ndihmës për civilët dhe viktimat e dhunës. Ajo themeloi dhe drejtoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila ofronte ndihmë mjekësore dhe psikologjike për viktimat e dhunës seksuale dhe të të drejtave të njeriut.

Në vitin 1999, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, Brovina u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dënua me 12 vjet burg për “aktivitet terrorist”. Ajo u lirua më 1 nëntor 2000, pas ndërhyrjes ndërkombëtare dhe largimit të forcave serbe nga Kosova. Flora Brovina u bë anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike në Kosovë (PDK) në qershor 2002 dhe e kryesisë së partisë në tetor 2006. Ajo u rizgjodh në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 2004, 2007 dhe 2010. Pas luftës, Flora Brovina vazhdoi angazhimin e saj në politikë dhe shoqëri. Ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2001 dhe ka qenë aktive në promovimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve, si dhe në proceset e shtet- ndërtimit në Kosovë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SH.K.A. “DARDANIA” PREZANTOI KULTURËN SHQIPTARE NË FESTIVALIN E KOMBEVE NË RORSCHACH

0
Rorschach/ Zvicër, 12 shtator 2026 | Kultur Fest Rorschach - Në një atmosferë të pasur me ngjyra, muzikë, valle dhe tradita nga kultura të...