BallinaSportiBiletat për ndeshjet e Shqipërisë mund të blihen pranë ‘Air Albania’

Biletat për ndeshjet e Shqipërisë mund të blihen pranë ‘Air Albania’

-

Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor, tashmë mund të blihen edhe fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Air Albania”.

FSHF bën me dije se, përveç shitjes ONLINE në platformën ebileta.al, nga dita e sotme tifozët mund të blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadium.

Kjo mundësi u vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon të jetë aktive në platformën zyrtare. Biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00

FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares që të sigurojnë biletën dhe të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në nisjen e rrugëtimit të ri në Ligën e Kombeve, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare

0
Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të...