BallinaDiasporaRama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit...

Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Napoli

-

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Konsullata, e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti: Mbi 37 mijë libra në gjuhën shqipe për nxënësit në...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se për vitin shkollor 2026/2027 janë shpërndarë 37.429 libra në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja për...