BallinaAtdheuAlbulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit

-

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit. Ajo mori 62 vota për, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan. Haxhiu do ta udhëheqë legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Nis vazhdimi i seancës konstituive

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në këtë seancë pritet të hidhen në votim zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar qëndrimet e tyre për procesin. Para nisjes së seancës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se subjektet politike kanë arritur një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit institucional. Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja duhet të përkthehet në vota konkrete në Kuvend.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet që na i sigurojë edhe numrat, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, shmangia e zgjedhjeve të reja nuk mund të garantohet vetëm përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Ai e cilësoi zgjedhjen e presidentit si një tjetër hallkë vendimtare për përfundimin e krizës institucionale.

“Konstituimi i Kuvendit edhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se për zgjedhjen e presidentit kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve në sallë, duke e konsideruar këtë një nga sfidat kryesore të marrëveshjes politike.

Kurti tha se për kandidatin e përbashkët të propozuar nga marrëveshja, profesorin Bekim Sejdiu, duhet të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve që janë pjesë e marrëveshjes ose të sigurohen vota shtesë.

“E kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë”, deklaroi ai.

Pavarësisht se numrat përfundimtarë mbeten ende të pasigurt, Kurti tha se Vetëvendosje do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive.

“Meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Kosova duhet të ketë një Kuvend të konstituuar dhe u bëri thirrje subjekteve politike që të shmangin kalkulimet që mund ta zvarrisin më tej procesin.

Hamza tha se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues, por theksoi se, në rrethanat aktuale, prioritet duhet të jetë funksionalizimi i institucioneve.

“Duke marrë parasysh edhe periudhën kohore në të cilën ndodhemi, ne si Partia Demokratike e kemi bërë të qartë që Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues. Sidoqoftë, Kosova duhet të ketë Kuvend të konstituuar”, tha Hamza.

Ai veçoi edhe 16 shtatorin si një datë të rëndësishme për PDK-në, duke shprehur pritjen për një vendim lirues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, luftë për liri, për pavarësi, për dinjitet”, tha Hamza, duke shtuar se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë pranë familjeve të tyre.

Hamza konfirmoi gjithashtu se deputetja Vlora Çitaku do të jetë kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

“E propozuara nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetare do të jetë zonja Vlora Çitaku”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë që PDK-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e seancës së Kuvendit, Hamza tha se kjo çështje do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, paralajmëroi mundësinë e zhvillimeve të papritura politike gjatë seancës.

Duke folur për situatën institucionale në vend, Zemaj ka thënë se ekzistojnë dilema për respektimin e afateve kushtetuese. Megjithatë, sipas tij, partitë politike kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në krijimin e institucioneve të reja, duke u bazuar në mirëbesim.

“Ekziston besimi se ka shkelje të Kushtetutës për shkak të afateve, por vullneti politik i subjekteve ka qenë që Kosovës t’i japim institucione, në frymën e mirëbesimit”, është shprehur Zemaj.

Ndërkohë, Zemaj ka bërë të qartë se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Ai ka theksuar veçanërisht se deputetët e LDK-së nuk do ta mbështesin kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur rezultatin e fortë të partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar rezultatin e saj...