BallinaArsimiNGA UNIVERSITETI TE POLITIKAT PUBLIKE: UHZ DHE INSTITUTI GAP NDËRTOJNË URËN MES...

NGA UNIVERSITETI TE POLITIKAT PUBLIKE: UHZ DHE INSTITUTI GAP NDËRTOJNË URËN MES DIJES, TË DHËNAVE DHE VENDIMMARRJES

-

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Instituti GAP po hapin një kapitull të ri bashkëpunimi, me synim lidhjen e dijes akademike, kërkimit shkencor dhe të dhënave me politikat publike dhe zhvillimin ekonomik e social.

Më 2 shtator 2026, një delegacion i UHZ-së, i kryesuar nga Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor, zhvilloi një vizitë pune në Institutin GAP në Prishtinë.

Në delegacion morën pjesë Prof. Asoc. Dr. Alma Shehu-Lokaj, Prorektore; Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, Dekan i Fakultetit Juridik; Prof. Ass. Dr. Driton Sylqa, Prodekan i Fakultetit të Biznesit; dhe Prof. Asoc. Dr. Anita Cucović, nga Qendra për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut.

Takimi u fokusua në mundësitë për hulumtime të përbashkëta, analiza të politikave publike, studime empirike, publikime shkencore, shkëmbim ekspertize dhe përfshirjen e studentëve në projekte konkrete kërkimore e profesionale.

Një dimension i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është ndërlidhja e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Biznesit me ekspertizën e Institutit GAP, duke krijuar një qasje ndërdisiplinore ku e drejta, ekonomia, biznesi dhe politikat publike bashkohen në trajtimin e çështjeve reale të shoqërisë dhe ekonomisë.

Vëmendje iu kushtua edhe Forumi Ekonomik Rajonal të Dukagjinit – FERD, ku bashkëpunimi me GAP mund të kontribuojë në analizimin e zhvillimit ekonomik e social të komunave, financave publike, investimeve, tregut të punës dhe klimës së biznesit.

Gjithashtu, përmes Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut të UHZ-së, synohet zhvillimi i hulumtimeve mbi të drejtat ekonomike dhe sociale, barazinë, përfshirjen dhe llogaridhënien institucionale.

Në takim u diskutua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe Institutit GAP, i cili do të krijojë një kornizë të qëndrueshme për konkretizimin e këtyre iniciativave.

Për Universitetin “Haxhi Zeka”, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një universiteti që dijen dhe kërkimin i vendos në funksion të institucioneve, ekonomisë, biznesit, komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm./UHZ, transmeton helveticALforum.ch.

#UHZ#InstitutiGAP#PolitikaPublike#KërkimiShkencor#FakultetiJuridik#FakultetiBiznesit#ZhvillimiEkonomik#FERD#Studentët#Bashkëpu

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rexhep Demiri: “TROJET” po ruan atë që është më e shtrenjtë...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, vlerësoi lart punën e Ansamblit “TROJET” dhe përkushtimin...