BallinaAtdheuBerisha: Protestuesit u provokuan nga Rama, u dhunuan me urdhër të tij...

Berisha: Protestuesit u provokuan nga Rama, u dhunuan me urdhër të tij  

-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas shoqërimit të një sërë protestuesish në tubimin e zhvilluar të martën para kryeministrisë. Sipas Berishës, ndalimet janë bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

“Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjerë u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë.  Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici” – thotë Berisha në një reagim të tij, transmeton lapsial.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Kapiti në aktivitetin e organizuar nga Zvicra dhe Parlamenti britanik

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme diplomatike në Londër,...