Egnatia ka mësuar kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League, ku për herë të parë në historinë e saj do të marrë pjesë në këtë fazë të një kompeticioni europian.
Shorti i hedhur në Monaco i vendosi kampionët e Shqipërisë përballë gjashtë kundërshtarëve nga vende të ndryshme të Europës teksa do të përballen me Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, U. Craiova, Kauno Zalgiris dhe Aarhus.
Një short i vështirë, me kundërshtarë që kanë eksperiencë në kompeticionet europiane, por që nuk janë të pakalueshëm për skuadrën rrogozhinase.
Kalendari i përballjeve:
Egnatia – Midtjylland
Braga – Egnatia
Egnatia – Lincoln Red Imps
U. Craiova – Egnatia
Egnatia – Kauno Žalgiris
Aarhus – Egnatia
Faza e ligës së Conference League do të zhvillohet nga tetori deri në dhjetor, me ndeshjen e parë të programuar më 15 tetor 2026, ndërsa gjashtë javët e kësaj faze përfundojnë më 17 dhjetor 2026.
Tetë ekipet e renditura më mirë pas gjashtë raundesh do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ave, ndërsa 16 skuadrat pasuese do të luajnë në fazën play-off për të siguruar një vend në fazën e nokautit.
Suksesi i arritur në arenën ndërkombëtare ka bërë që Egnatia të sigurojë një koeficient 7 për edicionet e ardhshme të kompeticioneve europiane, transmeton euronewsal.










