POSTIMET E FUNDIT

SHBA goditi mbi 90 objektiva në Iran, Trump: Teherani do marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ka shprehur gatishmërinë për të arritur një marrëveshje, vetëm pak orë pasi ushtria amerikane goditi mbi 90 objektiva ushtarake në territorin iranian. Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Ankara, Trump tha se udhëheqja iraniane kishte kontaktuar Uashingtonin.

“Ata telefonuan pak më parë. Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur për valën e sulmeve të ndërmarra nga SHBA-ja ndaj Iranit një natë më parë, Trump tha se operacioni ishte “vërtet hakmarrje”, pa dhënë detaje të tjera.

Gjatë udhëtimit të kthimit, Trump bëri një ndalesë të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndërroi avionin në bazën ajrore RAF Mildenhall në Suffolk, për të vijuar më pas fluturimin drejt Shteteve të Bashkuara me avionin e ri Air Force One, të dhuruar nga Katari.

Presidenti amerikan mohoi se ndalesa kishte lidhje me shqetësime për sigurinë. I pyetur nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj avionit presidencial, ai u përgjigj: “Kam një kërcënim gjatë gjithë kohës. Jam numri një në listën e tyre.”, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB