Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar ditët e pushimit.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, gjatë orëve të fundit prej mëngjesit të kësaj të shtune e deri më tani kanë hyrë në territorin shqiptar 10,874 shtetas të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar me 3,712 automjete.
Ky fluks është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, porta kryesore hyrëse për pushuesit nga Kosova që zgjedhin plazhet e Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës dhe jugut të vendit, transmeton kjone.




