POSTIMET E FUNDIT

TAKIM ME MËSUESEN QË SFIDON KOHËN

Nga Saime ISUFI, koordinatore e LAPSH-it për kantonit e Bernit

Sot pata kënaqësinë të takoj mësuesen time të parë, Ismete Ahmetin, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së saj. Çdo takim me të është një frymëzim i veçantë. Në moshën 90-vjeçare, ajo vazhdon të rrezatojë urtësi, qetësi dhe një kthjelltësi mendimi që të mbush me forcë dhe energji.

Krahas mësueses, takova edhe vajzën e saj, Esferen, e cila me përkushtim ka ndjekur rrugën e nënës në fushën e arsimit, duke shërbyer ndër vite edhe si inspektore e arsimit. Ishte një kënaqësi e veçantë të shihja se si dashuria për dijen dhe edukimin është trashëguar nga një brez te tjetri.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim dhe formimin e brezave, pata nderin t’u dhuroj nga një ekzemplar të librit të Bardhyl Mahmutit, “Revolta e Syzifit”.

Takime të tilla të rikujtojnë se mësuesit e vërtetë nuk lënë gjurmë vetëm në bankat shkollore, por në jetën dhe kujtesën e nxënësve të tyre për gjithë jetën. Dhe mësuesja Ismete mbetet një nga ata njerëz të rrallë që, edhe pas nëntë dekadash, vazhdon të japë dritë, forcë dhe frymëzim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB