POSTIMET E FUNDIT

Protestat me pretekst ambiental në Shqipëri!

Nga Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ish rektor i UEJL

Si dhe shumë të tjerë, që të mos më ,,vërsulen,, ambientalistët dhe pronarët (se për tjerët nuk çaj kokë), paraprakisht deklarohem se jam Pro ambientit dhe planetit për ekulibër dhe zhvillim të qëndrueshëm! Këtë e kam dëshmua edhe përgjat protestave për ambient në Maqedoni. Kam qenë në rradhët e para, përderisa asokohe e mbyllëm ndotësin kryesor-Jugohromin!

E drejta për protesta është në bazën e të drejtave të njeriut dhe e pakontestueshme, bile është edhe qytetari ,që i sjell vlerë të shtuar gjithë shoqërisë.

Njëkohësisht gjithandej ka shumë arsye të protestohet, posaçërisht për interesin publik dhe qytetar. Ka shumëçka që nuk shkon më së miri dhe të protestojsh për përmirsim të qeverisjes jo që është e drejt por është edhe obligim qytetar.

Gjithashtu prona është e shejtë dhe duhet mbrojtur, padyshim kur nuk funksionon shteti i së drejtës, edhe me protesta dhe bile me të gjitha mjetet!

Deri këtu, për të gjitha arsyet e lartpërmendura jam PRO të gjithë protestuesve dhe solidarizohem me ata.

Për të qenë sa më i bazuar, konsultova edhe ligjin që regullon kufijtë dhe vijën bregdetare-shumë saktë definohet deri ku mund të jetë prona private në bregdet, në përputhje me standardet ndërkombëtare? Nga vija e fundit e valëve nga stuhia e detit plus 5 metra gjërrësi përtej (si zonë e gjelbër), është pronë publike.

Në rradhët e protestuesve gjenden grupe me arsye të shumëllojshme-nga ambientalitët e deri te ata kundër qeverisjes jo të mirë dhe posaçërisht kundër korrupcionit të lart! Të gjitha këto grupe janë legjitime. Por ka edhe shumë tjerë që skan lidhje me kauzën ambientale e aq më pak për të drejtën e pronës.

Ka shumë të pakënaqur nga humbja e pronave publike që i shfrytëzonin gjithëandej me dekada pa leje e pagesa, se janë me dhjetëra mijë hektar që iu kthyen publikut. Se rendin se kemi fort qejf kur nuk na shkon për shtati!

Patjetër që korrupcioni duhet të luftohet me të gjitha risurset. SPAK po bënë të veten, edhepse mund të ketë shumë opstrukcione.

Kur konkurentët (për të mos thënë armiqtë) e Shqipërisë dhe shqiptarëve bashkohen në përpjekjet për ti lidhë gënjeshtarët në njërën anë dhe injorantët (xhahilët) në anën tjetër, atdheu është në rrezik!

Të protestosh kundër invesitorëve zhvilimor nën pretekstin e ambientit apo edhe pronave që fare nuk janë të rezikuara, jo që është e pakuptimt por tërrësisht i bëjnë protestat e dyshimta. Po si të mos dyshohet kurr armiqt shekullor të kombit shqiptar dhe të vet Shqipërisë po entuziazmohen ,,cep e më cep,,! Krahas tyre, bile po entuziazmohen edhe miqt e Shqipërisë, me një arsye të rreduktimit të konkurencës dhe ngulfatjen e avantazhit konkurues në industrinë e turizmit. Mos habiteni, bile edhe Italia mike, Franca e avancuar e Spanja pacifiste!

Kjo sepse investitorët potencial (si ato nga ShBA ashtu edhe nga Katari) jo që janë strategjik e me kapital të dëshmuar nga pastërtia por janë kryekëput zhvillimor. Mjafton të vizitoni webfaqen e Power Holdingut, bashkëpronësi e vëllezërve Alkhayatt e do kuptoni se për çfar investitori bëhet fjalë.

Ska një sektor tjetër ekonomik me shumëzues (multiplikator) më të lart e më të shpejt (aty për aty) në zhvillim vendor se sa turizmi.

Të dashur miq,

Po ku ishte Shqipëria para 10 viteve? Nëse arrinte 1 milion turist, prej të cilëve mbi 80% ishin vet shqiptarët e regjionit, sot ka shkuar ne mbi 12 milion turist në vit me tendencë permanente të rritjes. Aeroporti i Tiranës, për nga numri i udhëtarëve ia kaloi edhe atij të Beogradit!

Po ku ishte infrastruktura rrugore në Shqipëri! Për të shkuar nga Tetova në Vlorë na nevojiteshin mbi 10 orë e sot është përgjysmuar, bile së shpejti edhe më pak. Në pikun e verës, na duheshin mbi 2 orë, që ti kalojm vetëm rethrrotullimet e Fierit! Na duheshte edhe po aq nga hyrja në Vlorë (te rrethrrotullimi i Nartës) e deri në Orikum. Po a ju kujtohet rruga bregdetare e Vlorës ku palmat e vjetra ishin brenda teracave të shtëpive ne breg! Sot, Vlora përfundon edhe ,,longo-mare-n,, 3! Po a ju kujtohet si ishin sheshet e të gjitha qyteteve më të mëdha-nga Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora,…e deri në Sarandë. Po si mund ti harroni shëtitoret e Dhërmiut, Himarës, Jalit e shumë qytezave tjera bregdetare, ku këmbësorët rezikoheshin nga vozitësit e djersitur dhe temperament për tu futur deri te shezloni me veturë? Si duket ne shqiptarët kemi dy veti negative njëkohësisht-pak lexojmë e shpejt harojmë. Po a nuk ju kujtohet thënja e popullit ,,sa herë që bie shi në Llogorra, Orikumi drita ska,,!

Po çka është ky nihilizëm, mo?

Krejt në rregull, të gjitha këto janë bë me resurset publike (taksat e qytetarëve) dhe jo paratë e Ramës! Po pse nuk u bënë më herrët?

Sidoqoft, uroj dhe shpresoj, që së paku, protestuesit e manipuluar të reflektojnë. Të mos biem pre e konkurentëve dhe gjitha agjenturave që ,,fërkojn duart,, që plasi sherri edhe në Shqipëri e jo vetëm në Sërbi e Maqedoni!

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB