POSTIMET E FUNDIT

Sonte nata e parë e Festivalit të Pranverës në RTSH, dy juri për të zgjedhur fituesin, ja formula e votimit

Nis sonte Festivali i Pranverës. Nata e parë do të mbledhë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit artistë dhe artdashës në një spektakël magjik me të gjitha notat.

Organizatorët e “Festivalit të Pranverës” në Radio Televizionin Shqiptar kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të dy jurive vlerësuese, si dhe strukturën e votimit për edicionin e këtij viti. Festivali do të transmetohet “live” në rrjetin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana si dhe në kanalin e You Tube të RTSH.

Përbërja e dy jurive vlerësuese

Vlerësimi i artistëve në këtë festival do të bëhet përmes dy paneleve paralele:

Juria Profesionale, e përbërë nga emra mjaft të njohur në fushën e artit:

Eriona Rushiti

Ledina Çelo

Kejsi Tola

Kamela Islamaj

Markelian Kapidani

Krahas saj, do të funksionojë edhe Juria e “Pranverës Digjitale”, e cila përfshin figura nga bota e artit, marketingut, biznesit dhe moderimit:

Sarah Berisha – Influencer/Sipërmarrëse

Amos Zaharia – Aktor

Krista Merkoçi – Menaxhere Marketing & Shitje

Arjon Muça – Moderator

Rizarta Hoxha – Moderatore/Influencer

Formula e votimit

Për përcaktimin e këngës fituese vendimi përfundimtar do të merret ekskluzivisht nga vlerësimi i kombinuar i të dyja jurive, sipas një formule të paracaktuar që i jep përparësi aspektit teknik dhe atij profesional.

Formula e vlerësimit do të jetë e ndarë në këtë raport:

60% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë Profesionale.

40% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë “Pranvera Digjitale”, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB